E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrezikojmë të shuhemi si Komb !
OP-ED

Rrezikojmë të shuhemi si Komb !

Nga  Kreshnik  Osmani*

Jam i gatshem të sakrifikoj gjithçka per llogari të Shqiperisë dhe keshtu duhet të jenë të gjithë ata që e duan këtë vend me kushtin që shqiptaret të ngrihen dhe të hidhen në revoltë per ta shpëtuar Shqipërinë prej kastës më të rrezikshme që ka qeverisur ndonjeherë këtë vend!

Nëse nuk vetëdijesohemi për një kohë të shkurtër nuk do të ketë më Shqipëri dhe vendi është duke përjetuar njërën prej periudhave më të rrezikshme dhe më vendimtare të historisë së Kombit, pas Konferencës së Londrës.
Shteti Shqiptar ka rënë sepse Greqia dhe sherbimet e huaja të tjera rajonale dhe jo vetëm kontrollojnë shumë prej mediave shqiptare, kontrollojnë politikën shqiptare dhe mendimin e lirë. Shteti Shqiptar ka rënë sepse kryeministri i vendit kontrollon gjithçka në këtë vend nëpermjet terrorit, frikësimit, kontrollit kapilar të Shtetit, errësirës informative dhe dezinformimit.
Shteti shqiptar ka rënë sepse nuk kontrollohet prej popullit por prej oligarkëve dhe prej lobeve ekonomike. Shteti Shqiptar ka rënë sepse kryeministri pervec institucioneve te tjera te pavarura kontrollon zyrtarisht edhe aksionin opozitar. Shteti Shqiptar ka rene sepse ka rënë Siguria Kombëtare e Shtetit i cili nuk kntrollon me kufijte e tij dhe nuk kontrollon me zbrazjen e Shqiperise prej shqiptareve. Shteti Shqiptar ka rene sepse ne mungese te sherbimeve partnere DEA Amerikane dhe sherbimeve te tjera partnere ky vend do te ishte nen kontrollin zyrat te kapove te kokaines, te kanabisit dhe te heroines. Shteti shqiptar ka rene sepse eshte bere transmetuesi, kondrabanduese dhe tubi zyrtar i shkakrimit të heroines së Afganistanit në Europë. Shteti Shqiptar ka rënë sepse Shqipëria sot është sipas raporteve ndërkombetare vendi i parë në botë per konsumimin e drogës për moshat e reja. Shteti Shqiptar ka rënë sepse ky vend është kthyer në një laborator të madh droge që do të vrasë femijet e shtresave të varfëra shqiptare që janë konsumatoret më të medhenj të heroines. Shteti shqiptar ka rënë sepse gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga ky vend. Shteti Shqiptar ka rënë sepse është vrarë shpresa dhe çdo lloj mundësie që ky vend të bëhet në të ardhmen. Shteti Shqiptar ka rene sepse shqiptaret ndjejnë se nuk gjendet asnjë projeksion serioz politik në horizontin e ferrit që ka projektuar Rilindja dhe bashkepunetoret e saj te dukshëm dhe te padukshëm në Opozitë. Shqiptaret duhet të jenë të bindur dhe të vetedijshem se situata nuk eshte e pashprese dhe ne jemi te gatshem që të japim çdo lloj garancie dhe të bejmë çdo lloj sakrifice që e këtkon situata per t’i bindur ata se ata duhet të ngrihen për veten e tyre dhe jo për interesat tona dhe kjo nuk është aspak strategji populiste siç mund të potencojë hipotetikisht dikush. Zgjidhje nga qielli nuk vijnë më. Situata ideale nuk ka më. Ne të gjithë jemi të akuzuar për hajduteri dhe kopukëri të mundshme politike dhe ne jemi të gatshem të sakrifikojmë me të gjitha menyrat për llogari të çdo lloj skeme që garanton sqarimin dhe bindjen e shqiptarëve se ata duhet të ngrihen dhe duhet ta rrezojnë parinë mafioze të Tiranës. Jam i gatshem të sakrifikoj gjithçka per llogari të Shqiperisë dhe keshtu duhet të jenë të gjithë ata që e duan këtë vend me kushtin që shqiptaret të ngrihen dhe të hidhen në revoltë per ta shpëtuar Shqipërinë prej kastës më të rrezikshme që ka qeverisur ndonjeherë këtë vend!

Kreu i Partisë Shqiptare Atdheu*

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.