E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëzimi i avionit. Shpëtojnë dy bebe
Publik News

Rrëzimi i avionit. Shpëtojnë dy bebe

Viktimat kishin dërguar mesazhe urgjente SOS në median sociale pas rrëzimit të avionit të Bek Air.

Burimet thanë se avioni nisi të humbiste lartësi dhe u përplas përmes një muri betoni me një shtëpi dykatëshe.

Fillimisht pati konfuzion për numrin e viktimave. Ministria e Brendshme e Kazakistanit tha se zyrtarisht janë 12 viktima.

Pasagjerët e dëshpëruar nxituan të kërkojnë ndihmë në median sociale për t’i shpëtuar nga rrënojat. Ata druheshin se avioni mund të shpërthente.

Avioni nisi të kishte probleme sapo u ngrit nga pista dhe u zhduk nga radari duke u përplasur në fshatin Almerek.

Një reporter i Reuters tha se zona ishte mbuluar me mjegull të fortë.

Avioni u nda në dy pjesë.

“Papritur avioni nisi të dridhej fort. Në fund erdhi rrëzimi. Gjithçka nisi të shpërbëhej. Dëgjoja vetëm ulërima. Dikush hapi derën e urgjencës dhe vrapuam jashtë,” tha një e mbijetuar.

Një gazetare investigative ishte mes viktimave.

Edhe kapiteni i avionit humbi jetën në spital.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.