Rrëzuan bustin e Enver Hoxhës por ndërtuan njëmijë puta në vend të tij!
Rrezimi i putave dhe shembja e tyre eshte ritual Abrahamik i vjeter sa njerezimi. Pergjate historise natyra e paster njerezore ka triumfuar gjithmone mbi te gjitha llojet e politeizmit, tiranive dhe zotave te rreme te vetëemëruar ne toke. Abrahami i rrezoi putat dhe zotat e rreme me shkop dhe la pa rrezuar puten me te madhe.
Kur e pyeten se kush i kishte rrezuar zotat e tyre Abrahami u tha: “Zotat tuaj i rrezoi ky i madhi fare” dhe kjo deklarate shembi e therrmoi puten dhe “zotin” e tyre te fundit. Ndeshkimi i Abrahamit ishte denimi me djegie per se gjalli ne zjarr pavaresisht se nuk munden te realizojne këtë.
Shqiptaret e rrezuan me 20 Shkurt putën e tyre qe e adhuruan per pesedhjete vjet. Rrezuan zotin e tyre te rreme dhe Firaunin qe u perpoq te fshije prej kujteses se tyre dymije vjeçare Krishtin me gjithe Muhamed si dy simbolet me te rendesishem të historise se njerezimit dhe dy ambasadoret me te besueshem te Qiellit ne Toke. Si dy aktoret dhe faktoret me te medhenj te historise te cilet kane frymezuar popujt me direktiva Qielli çlirimin prej djajve te tokes dhe shpirterave te lige te historise.
Shqiptaret rrezuan puten e madhe per ta zevendesuar ate me nje dyzine zotash e putash te rreme te cilet kane 27 vjet qe i ndeshkojne ata me ferr. Me të njejtin ferr ku u hodh Abrahami dhe qe Zoti e shnderroi ne paqe e freski per trupin e tij. Shperblimi i shqiptareve per rrezimin e putes se madhe ishte ferri politik, ekonomik dhe kulturor 27 vjeçar i organizuar prej pasardhesve te putes se madhe qe ra ne Shkurt. Shperblimi i shqiptareve per rrezimin e putes se madhe ishte izolimini tyre prej pjeses tjeter te botës dhe goditja ne zemer e aspiratave te tyre per Liri, Demokraci, Drejtesi dhe Dinjitet Njerezor si te vetmet rruge qe të sigurojnë dinjitet njerëzor ne toke dhe te shpien te sigurtë ne Qiell.
Puta e madhe ka rene, por ne vend te tij jane ngritur njemije puta, hajdutë, imoralë e diktarorë. Nese nuk mblidhemi te gjithe bashke per t’i rrezuar putat e reja na pret te gjitheve nje ferr i madh, por megjithate sido qe te shkoje, te gjitha tiranite, diktaturat, putat dhe zotat e rreme e kane vendin tek koshat e pleherave te historise, herët ose vonë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



