E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OP-ED

Rritja e çmimit të ujit e nxituar!

Zef  Preci

NJE NXITIM E PAJUSTIFIKUAR I KESHILLIT BASHKIAK TE TIRANES PER RRITJEN E ÇMIMIT TE UJIT TE PIJSHEM

Sipas raportit te Entit Rrregullator te Ujit te ciltuar me poshte,ne nivel kombetar me shume 2/3 e ujit qe leshohet ne rrjet nuk arrin te kthehet ne vlefte leku, dmth humbet per shkaqe te ndryshme. Ne keto kushte, mendoj se eshte e pajustifikueshme nxitimi per te rritur cmimin per njesi te perdoruesve familjare dhe biznesve.

Me kete veprim nuk behet asgje tjeter vecse perseritet ajo qe ka ndodhur gjate 25 viteve te fundit me te gjitha utilitetet publike: ndeshkohet ai qe eshte i rregullt ne pagesen e tyre (energjia, uji, etj) dhe varferohen me tej familjet shqiptare, ndersa administratoret publike shtojne te ardhurat per t’i kthyer ne tendera sic ndodh prej dy vjetesh me OSHEE, ndersa zyrtaret e larte te qeverise deklarojne se “fale reformave, i kane kthyer utilitetet publike ne kompani fitimprurese, qe me pare qe gllaberonin qindra miliona Euro nga buxheti”.

Ne fakt, sipas teorise dhe praktikes se mire-qeverisjes se ekonomise ne vendet demokratike ne ansje rast “public domains” sic eshte uji, enerjgisa, etj. nuk kane si qellim sigurimin e fitimeve (sepse jane te pakonkurrueshme ne treg), ndersa reformat kane te bejne me permiresimin e menaxhimit, me kryerjen e investimeve efektive si dhe me perdorimin e teknologjive bashkohore qe racionalizojne burimet dhe minimizojne humbjet ne sistem.

Vetem ne Shqiperi, rritja e cmimit te utiliteteve pulbike si kjo qe propozohet nga Bashkia Tirane per ujin, duke qene vendim-marrje anti-popullore, behet menjehere mbas zgjedhjeve dhe per me teper quhen edhe “reforme”…. Mendoj se Keshilli Bashkiak i Tiranes duhet te ndalet ne problemet serioze te menaxhimit te kompanise se ujesjellesit, ne ndeshkimin ligjor te abuzanteve me kete pasuri te rendesishme kombetare, ne disiplinimin e perdorimit te ujit te pishme per ujitjen e kopshteve, per lavazhet e makinave, etj., ne planin e investimeve dhe ne arsyeshmerine e kryerjes se tyre. Dhente Zoti qe kjo rritje cmimi nuk po behet sot qe neser ta grabise ndonje oligark qe ja ka vene syrin. Te mos harrojme se se cdo rritje e pajustifikuar e cmimit – dhe une mendoj se kjo qe propozohet eshte e gabuar – gjeneron burime te menjeheshme ardhurash dhe krijon premisa per keq-menaxhimin e tyre duke ndeshkuar padrejtesisht qytetaret e Tiranes.

___________

Nga Raporit Vjetor i ERRU i vitit 2016:

“Sasia e ujit që humbet, nga vëllimi total i ujit të prodhuar dhe që nuk u faturohet klientëve quhet “Ujë pa të Ardhura”. Ky tregues ka ndikim të drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë financiare të shoqërive si dhe në mbulimin e kostove operative duke qenë se humbjet komerciale reduktojnë të ardhurat dhe humbjet teknike rrisin kostot operative. Humbjet e ujit përbëhen nga dy komponentë, humbjet e dukshme, ku përfshihen humbjet nga menaxhimi jo i mirë i shoqërive (humbjet nga lidhjet e paligjshme, pasaktësia në matje në prodhim dhe tek konsumatorët), si dhe humbjet reale ose thënë ndryshe humbjet teknike që shkaktohen si pasojë e amortizimit të sistemeve (humbje të ujit në depo, rrjetin transmetues dhe shpërndarës, etj).
Gjatë vitit 2016, mesatarja e Ujit pa të Ardhura në sektor është 67,1 %. Krahasuar me vitin e kaluar, ku vlera e humbjeve ishte 66,7%, shohim tendencë në rritje të sasisë së ujit që humbet dhe një situatë jo të mirë të shoqërive UK. (faqe 21)
http://www.erru.al/doc/Raporti_Performances_2016.pdf

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.