E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“RTSH është kthyer në bordello”?!
Lajme

“RTSH është kthyer në bordello”?!

 Leka Bungo

Shqipëria është një vend me fat, madje me shumë fat. Në qoftë se Holanda quhet vendi i luleve, Shqipëria mund të konsiderohet pa frikë si vendi i yjeve.

Jo se vendet e tjera nuk kanë yje, por sepse tek ne ka aq shume, sa që nga ndriçimi i tyre njerëzit shpesh i merr “malli” për errësirën e natës.

Kjo është edhe një nga arsyet që populli ynë nuk ka ecur asnjëherë ndër shekuj “kuturu në errësirë”.

Sikur te mos qe “ndriçimi” i tyre edhe sot e kësaj dite vendi i ynë do të renditej ndër vendet me të errëta.

Kësisoj, të parët tanë i kanë parë yjet si dhuratat më të vyera të Zotit dhe bash për këtë arsye, i kanë vënë secilit emër…

Ylli polar, Ylli Vega, Ylli Sirius, Ylli Manjani…

Ky i fundit, si një nga yjet që prej vitesh rropatet për t’i ndriçuar mendjen shqiptarëve, pak ditë më parë, mesa duket i ngarkuar nga Perëndia për të luftuar degjenerimin në Shqipëri, ka botuar një shkrim  me titull:

“R.T.SH është bërë si bordello që paguhet me lekët tona.”

I përnderti ish- ministër.

Punonjëset e bordelleve zakonisht janë prostituta.

Kësisoj më duhet t’u kujtoj se ne rastin konkret, opinioni i juaj duket sikur nuk ka dalë nga goja e nje “opinionisti” që bredh i “ftuar” nga ekrani në ekran për një “arsye” që nuk e kam kuptuar dot kurrë, por ka dalë nga njëëëëëëëëëë hale tek e cila kane harruar porten hapur.

Ne institucionin tone punojne qindra vajza dhe gra te talentuara dhe te ndershme.

Jo ti, por askush nuk mund te hedhe balte mbi to.

As mbi djemte dhe burrat.

Ti dhe askush tjeter qe i ka kushtuar jeten “luftës kundër degjenerimit” nuk mund ta djege jorganin per nje “plesht”.

Do te ishte njelloj sikur une te propozoja te mbyllej Ministria e Drejtesise per korrupsion sepse njeri nga ministrat e saj akuzohej se kish vjedhur nje pjese te parave me te cilat do te bliheshin prangat elektronike.

I përnderti ish- minister!

R.T.SH-ja nuk ka qene asnjehere “bordello”.

Perkundrazi, ka qene “Materniteti” ku kane lindur gazetare dhe krijues te medhenj si Agron Çobani, Alfons Gurashi, Blendi Fevziu, Eni Vasili, Ardian Krasta, Mevlan Shanaj, Albert Minga, Vera Grabocka e dhjeëtra te tjere ….

Te jesh i sigurt se perkushtimi i gazetareve dhe krijueseve te talentuar ne R.T.SH, do t’ia kthejne shume shpejt dinjitetin e dikurshem.

Sipas gjykimit tim, per teleshikuesit shqiptare, do te kishte me shume vlere te mbyllet “porta që harron të mbyllet” se te mbyllet R.T.SH-ja.

*Kryetar i Keshillit Drejtues të RTSH-së

Përgjigjet Ylli Manjani

Mbi Bunga-Bungën RTSH

Leka Bungon, i cili ka gjetur kohën të më përgjigjet mua, mbi një mendim që kam ndarë në FB për RTSH e falenderoj.

Mesa duket paskam goditur bash në shenjë.

Nuk do ti përgjigjem me gjuhën e tij, pra të ekspertit të haleve. Nuk do ta bëj për dy arsye, së pari mosha e thyer e Tij dhe së dyti, çka është më e rëndësishme për mua, kam ngrënë bukë dikur në shtëpinë e Tij.  Nuk më shkon mua përmbysja e kupës.

Sidoqoftë, dy fjalë dua ti them.

Së pari unë nuk e di ç’ndodh me dyert e haleve ku, me nder jush, kryej nevojat. Por një gjë e di mirë, se zinxhirin e pantallonave  sigurohem që ta mbyll, pasi jam tepër i sigurtë që kam hedhur edhe pikën e fundit të hallit njerëzor në hale, jo në pantallona.

Ndaj nëse Leka  ka shqetësime me ndonjë derë haleje që është hapur, i lutem ta mbyllë. Ta mbyllë derën dhe zinxhirin.

Kur s’ke punë do luash derën.

Së dyti, nuk kam botuar askund asnjë shkrim, përveç se në FB tim, ku nuk kam asnjë titull me bordello, siç përgjigjet Leka.

Nuk jam as ekspert bordellosh, me thënë të drejtën. Ndoshta është Leka. Kam parë një video ku një ish miku im e gradoi madje si ekspert bordelloje.  Ndaj nuk çuditem mbi dijet e zotit Lekë në këtë sektor.

Së treti, quhem Ylli Manjani dhe nuk kam asnjë emër apo mbiemër tjetër.

Nëse do kishte një lakim real emrash këtu, ai do ishte emri i Lekë Bungos, sepse institucioni që Ai drejton është në fakt vend për bunga-bunga. Një biçim bordello, dmth.

Së katërti, imazhin dhe përbaltjen ja kanë bërë vetë vetes skandalet seksuale të njëpasnjëshme, jo unë.

Dhe a e dini çfarë, ata janë shpërdorues detyre se me aq lekë sa ndajnë për punë seksi aty brenda në Bunga- bunga RTSH, mund të kishin marrë Angjelina Zholinë dhe do kishin sukses edhe në emision edhe në ereksion.

Dhe sdo i ndjehej zëri gojës asaj, jo më të ankohej me memo. Edhe populli do i paguante më me qejf ato taksa.

Win-win dmth.

Por edhe bunga-bunga si prodhim shqiptar pa audiencë doli dështim.

Së pesti, sa për atë pjesën se çka dalë nga ai institucion, gjykoj se muzeu është vendi ku trajtohen këto gjera.

Së gjashti, Leka nuk mund të përdorë shkrime, aq më pak fyerje, kundër meje për të rregulluar biografinë e Tij të lodhur në qeveri.

Së fundi, sa i takon insinuatës mbi një ministër që na qenka akuzuar, e kam dëgjuar dhe trajtuar rregullisht në halenë time të disa mëngjeseve.

Nëse kisha ndonjë dyshim që ai televizion mund të shpëtonte disi, tani kam bindjen se mbyllja është detyrim.

Nuk mund të paguajmë pafundësisht për bunga-bunga.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.