Rudina Hajdari me akuza të forta për Ramën
“Kryeministri foli sikur s’ka qenë në Shqipëri, sikur nuk ka qenë kryetar bashkie për 11 vite në Tiranë, sikur ka ardhur nga një planet tjetër dhe nuk di ca bëhet këtu me ndërtimet pa leje”- tha ajo.
Sipas saj, kryeministri akuzon për këto leje, për cilësinë, për katër katet pa leje etj, “ndërkohë që kush e ka fajin që e betonizoi Tiranën, e kam unë? Kush e betonizoi Durrësin, kush e mbështeti Dakon, unë? Apo kryeministri i ulur këtu në foltore”- tha ajo.
Sipas saj, Kryeministri është shpifësi më i madh dhe jo mediat, ndaj kërkoi që ai të dalë e të flasë sic duhet me shqiptarët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



