E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia ‘hidhet’ në mbrojtje pas deklaratës së Scholz: Beogradi s’i ka borxh asgjë Brukselit!
Lajme

Rusia ‘hidhet’ në mbrojtje pas deklaratës së Scholz: Beogradi s’i ka borxh asgjë Brukselit!

Moska zyrtare reagoi me kritika ndaj mesazheve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ku i bëri thirrje Serbisë të njohë Kosovën, nëse do që të jetë pjesë e BE-së.

“Beogradi nuk i ka borxh asgjë Brukselit”, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar deklaratën e Scholz. “A janë këta ‘miq’ të Serbisë?”, tha Zakharova duke shtuar se perëndimi është borxhli ndaj serbëve.

“Popullit serb tashmë po i thuhet vazhdimisht se çfarë dhe si të bëjë. Çfarë do të ndodhë më pas?”, shkruan në telegram zyrtarja e Ministrisë së Jashtme ruse.

Reagimet nga Moska vijnë pas deklaratës së Scholzit përgjatë vizitës së tij në Prishtinë, i cili tha se nuk arrin ta imagjinojë se dy vende që nuk e njohin njëra tjetrën të bëhen pjesë e BE-së, duke konsistuar në Kosovën e Serbinë.

“Është e qartë se marrëveshja përfundimisht duhet të sqarojë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse nuk mund të imagjinohet që dy vende që nuk e njohin njëri-tjetrin të bëhen anëtarë të BE-së”, tha Scholz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.