Rusia humbet 15 komandantë të lartë
Prej dy ditësh, lajmi kryesor në mediat e huaja është se ushtria ruse jo vetëm që ka ngecur, por tanimë është ushtria ukrainase që po rifiton terren nga Rusia.
Sipas BBC, ka raportime se ushtarët ukrainas po luftojnë me sukses në kundër-sulm. Pentagoni thotë se ukrainasit kanë rimarrë disa pjesë të vendit nga Rusia.
Flamuri ukrainas ka rinisur të valëvitet sërish në disa qytete të rëndësishme në vend. Megjithatë drama më e madhe po luhet në qytetin e Mariupolit, ku bombardimet ruse kanë izoluar të paktën 100 mijë persona, të cilët rrezikojnë jetën nga momenti në moment.
Nga ana tjetër, sot u raportua se ushtria e Putinit ka humbur një tjetër komandant- duke e çuar në 15 numrin e liderëve ushtarakë të vrarë në më pak se një muaj që nga nisja e pushtimit të Ukrainës. Koloneli Alexei Sharov u vra në Mariupol.
Sipas Daily Mail, kjo do të thotë se Rusia ka humbur më shumë ushtarakë të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Fakti që Rusia po humbet kaq shumë gjeneralë dhe kolonelë ka befasuar edhe ekspertët. Sipas tyre, ata po dalin në ballë të luftimeve për të inkurajuar ushtarët, duke u bërë pre e lehtë e ushtrisë ukrainase.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



