E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia ndryshon deklaratën e Putin, pranon përdorimin e rekrutëve në Ukrainë
Lajme

Rusia ndryshon deklaratën e Putin, pranon përdorimin e rekrutëve në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes ruse ka pranuar se disa ushtarë, që janë rekrutuar detyrimisht, po marrin pjesë në pushtimin rus të Ukrainës.

Në Rusi, të gjithë meshkujt e moshës 18-27 vjeç duhet të kryejnë shërbimin ushtarak për një vit, ndonëse ka disa përjashtime. Ky lajm vjen fill pas deklaratës që bëri Putin disa ditë më parë, kur tha se në Ukrainë po luftonin vetëm ushtarë profesionistë.

Ministria e Mbrojtjes tha se disa rekrut ishin kapur rob nga forcat ukrainase.

“Fatkeqësisht, ne kemi zbuluar disa fakte të pranisë së rekrutëve në njësitë që marrin pjesë në operacionin ushtarak special në Ukrainë. Të gjithë rekrutët janë tërhequr”, tha ministria Ruse e Mbrojtjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.