E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia reagon ashpër ndaj SHBA-së për ndihmën ndaj Ukrainës: Është e papranueshme, ne duam
Lajme

Rusia reagon ashpër ndaj SHBA-së për ndihmën ndaj Ukrainës: Është e papranueshme, ne duam

Rusia e konsideron të papranueshëm dërgimin e armëve në Ukrainë nga SHBA-ja.

Ambasadori i Rusisë në Washington, Anatoly Antonov është shprehur në një intervistë televizive kësaj praktike duhet t’i jepet fund.

“Ne theksuam papranueshmërinë e kësaj situate kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërgojnë armë në Ukrainë ndaj ne kërkuam t’i jepet fund kësaj praktike”, tha ai për kanalin televiziv Rossiya 24.

Antonov shton se Rusia ka dërguar një letër Washingtonit ku shpreh shqetësimin e saj për këtë çështje.

Një ditë më parë, sekretarët amerikane Anthony Blinken dhe Lloyd Austin takuan Presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev.

Diplomatët amerikanë deklaruan se SHBA do të dërgojë ndihma ushtarake në vlerë mbi 700 mln dollarë për Ukrainën dhe aleatët në NATO.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.