Sa na kushton kapelja e Ramës?
Pse me kapele do merret kryeministri?! Ç’i kini këto broçkulla! A jeni në metro mo?! – i hakërrehej me përçmim gazetarit Ilir Babaramo në një emision tre ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Rreth dy muaj pas zgjedhjeve të 25 prillit 9 zyrtarë tē Ministrisë se Brendëshme u arrestuan pikërisht edhe për kapelen që pyeti gazetari kryeministrin. Çmimi i hajdutëve të vegjel të tenderimeve u caktua për një kapele 350 euro.
Armani stilisti me famë botërore për kuriozitetin e tenderistëve dhe ish- ministrit ‘të gazit lotsjellës’ Sandër Lleshajt i cili duhet të ishte në burg bashkë me hajdutët e vegjēl, dizenjon kapelen e komandantit të përgjithshëm të karabienerisë italiane. Prodhohet vetëm 1 copë , 80% punë me dorë dhe kushton 135 euro!
Ndërsa stilistët e lubisë së tenderave të qeverise Rama tenderojnë 22 mijë kapele për policinë me çmim 350 € një kapele?!
1 kapele e policit shqiptar sa 3 kapele të gjeneralit karabiniereve të Italisë (prodhuar nga Giorgio Armani) .
Po ku qëndron problemi dhe ndryshimi kur Damiani i Gjiknurajve tenderonte 1 km rrugë 20 milionë euro?! Thjeshtë sasia e eurove që paguajmë ne për xhepat e pangopur të rrjetit ‘Ta rrjepim sa më shumë këtë popull’.
Nuk ka institucion në Republikën tonë të bananeve që të mos vidhet ditën për diell me prokurime, te drejtpërdrejta, të kêrkuara dhe të pakêrkuara. Me tendera online dhe me letra.
Në të gjitha bashkitë e vendit pa asnjë përjashtim ka Fatostushër si ai Lushnjes
Në ministri, në kancelaritë e universiteteve. Të babëzitur dhe të pangopur nga vjedhja nuk kanë të ndalur aspak dhe nuk ka SPAK që u bën derman.
Këtu vjedhja është ADN-ja e qeverisjes në çdo dikaster. Të gjithë i dimë hajdutët por as nuk e vëmë ujët në zjarr për ti denoncuar.
Por kërkojmë lidhje me ta për tu bërë pjesë e zhvatjes me ta ose thjeshtë jemi indiferentë duke menduar se janë lekët e shtetit. Sepse shtetin e shohim si lopë që teorikisht është i yni por praktikisht e mjel vetëm Maliqi i pushtetit. Korrupsioni i vërtetë vjen nga kapelja e Ramës e cila na ka kushtuar dhe do na kushtojë shumë shtrenjt në vite.
Kapelja e Ramës nuk kushton 325 euro sa e një polici . Ajo na kushton 81% të borxhit publik, na kushton sistemin e dështuar të shëndetësisê, na kushton arsimin copë-copë. Na kushton varfërinë e 2 milionë banorëve të këtij vendi.
Kapelja e Ramës na kushton sa mafia e plehrave dhe koncensionet e inceneratorëve. Na kushton sa mafia e betonit dhe lavatriçes së parave të pista në Tiranë.
Kapelja e Ramës na kushton sa liria e fjalës dhe kjo kapele u ka zënë figurën e sytë mediave dhe u ka mekur audion e në fakt mediat që do të duhet të ishin vigjilentë në çdo institucion dhe zyrë të Republikës bëjnë propagandë dhe numërojnë me video viktimat e aksidenteve rrugore.
Kapelja e Ramēs na ka zënë sytë dhe tularur të gjithëve. Duket sikur dhe diellin e komandon kjo kapele. Opozita që nuk ka fare kapele nuk po gjen një copë hije të fusë kokën deri në shtator kur do t’i duhet ose të zbatojë këshillat nga rruga e Elbansanit ose të bëjë zhurmë për doktorin.Ose të krijojë njē front të gjërë me shqiptarët që do të mbeten këtu dhe të mbajë ekuilibrin e demokracisë. E sigurtë është që shtatori na gjen me Ramën me një kapele me ngjyrë të re por me avaz të vjetër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



