Sa pak vlen jeta në Shqipëri?!
Aurela Agalliu
Sot duke punuar në zyrën time, bëra një pushim të shkurtët dhe i hodha një sy rrjeteve sociale.
Nuk mund të gënjej, realisht përpiqem të marrë informacion prej aty, per ngjarjet sociale, ekonomike, politike dhe më gjerë edhe pse, jo cdo gjë që shkuhet është detyrimisht një informacion me rëndësi për ta lexuar.
Por sa hyj, lexoj se nje i ri 19 vjeçar kishte humbur jetën në qytetin e Fierit, si pasojë e një konflikti me shokun e tij. U shokova! Mu krijua një gjëndje trishtimi për humbjen e tij, njësoj sikur të ishte i afërmi im.
Këto lajme të kronikës së zezë po na bëhen të zakonshme për veshin dhe psikikën. Dhe me shqetësim të madh shpreh rebelizmin tim për ekspozimin pa filtra, të kronikës së zezë nga media.
Sa më shumë raste bëhen publike në raport me krimin aq më shumë rritet numri i ngjarjeve kriminale? Pse?
Sepse përsëritja sa më shumë e tyre, krijon te njerzit impaktin e një veprimi normal, ku humbet empatia dhe koncepti i rolit kriminal. Krimi ka marrë përmasa të mëdha në Shqipërinë tonë të vogël, me probleme të shpopullimit dhe humbjes së jetës, sikur të vritet një mizë dhe jo një qënie njerzore.
Jeta në shqipëri vlen më pak se cdo gjë tjetër. Shqipëri e cudirave, ku morali, vlerat dhe arsimi mësohen nga rrjetet sociale, përmes modeleve që i shtrembërojnë ato, doemos shoqëria do i mbarti ato.
Në një vënd kaq të vogël ku njerzit po humbasin të drejtën e jetës, ku problemet ekonomike shtohen, ku rrjetet e krimit të organizuar zgjerohen, korrupsioni dhe problemet e gjyqësorit thellohen edhe më shumë dhe pushteti drejtohet nga krimi, shpopullimi është pak të ndodh!
Është emergjente sot, të merren masa për trajtimin e shkaqeve të krimit dhe për ti luftuar ato, përmes qasjeve gjithëpërfshirëse në lidhje më ekonominë, forcimin dhe zbatimin e ligjit, transparenca dhe llogaridhënia, bashkëpunimi me ndërkombëtarët në lidhje me modelet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ndryshe Shqipëria do të katandiset një dorë vend dhe modeli I të rinjve do jetë vetëm një, ai i krimit.
Ps: Kisha kohë që nuk reagoja në raste të tilla sepse pavarsisht sa flasim të gjithë, politika e ka mposhtur njeriun psikologjikisht për të kërkuar, protestuar ne lidhje me të drejtat, duke i mbajtuar ata të përqëndruar në teatrin e tyre të kukullave dhe palaçove.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



