E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa shumë divorce  në Vlorë
Lajme

Sa shumë divorce në Vlorë

Në Vlorë numri i divorceve sa vjen e shtohet çdo ditë e më shumë, bashkë me martesat e divorcet fiktive.

Një fenomen që po vihet re në qytetin bregdetar lidhet me divorcet fiktive me qëllim ndërrimin e mbiemrit për t’i shpëtuar ligjit. Kjo metodë praktikohet kryesisht nga personat me rekorde kriminale ose që duan të lëvizin jashtë vendit.

Përfaqësueset ligjore shprehen se martesat dhe divorcet fiktive praktikohen edhe nga femrat.

Fillimisht e nisim martesat që ne i quajmë fiktive për shkaqe të problemeve që lidhen me ndonjë rekord kriminal që mund të ketë bashkëshorti apo dhe bashkëshortja, kemi pasur edhe femra që kanë kërkuar të kryejnë martesa për shkak të fshirjes së ndonjë ekspulsi ashtu si ne rastin anasjelltas dhe meshkujve, pra këto janë shtuar vitet e fundit ndoshta edhe për shkaqet ekonomike qe detyrohen njerëzit të kërkojnë një punë jashtë shtetit dhe nuk mund ta sigurojnë atë punë , pa siguruar më parë pasojat që kane nga rekordi kriminal.

Në qarkun e Vlorës, shifrat e divorceve janë të larta pasi në vitin që lamë pas u regjistruan më shumë divorce se sa martesa. Sipas të dhënave nga INSTAT në vitin 2021 kishte 2882 martesa dhe 500 divorce, ndërsa në vitin 2022 janë 524 martesa dhe 580 divorce.

Shkaqet e këtyre divorceve janë të ndryshme, por juristët janë të mendimit se dhuna e ushtruar nga kryefamiljarët meshkuj për shkak të mentalitetit patriarkal dhe superioritetit.

Sot kryefamiljarët dhe kryesisht meshkujt nuk i përgjigjen familjes për sa i përket pastërtisë së figurës, por shkaktojnë në mentalitetin e një familje patriarkale dhunë mbi baza superioriteti dhe të drejtave zakonore të mëparshme, dhunë fizike dhe psikologjike, si rezultat i moskuptimit që të dy gjinitë janë të barabarta, kanë të njëjtat detyrime dhe të njëjtën përgjegjshmëri familjare.

Vitet e fundit, moshat që divorcohen më shumë janë 35-45 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.