E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa shumë viktima  të pafajshmëve që mbetën  pas vrasjeve mafioze
Lajme

Sa shumë viktima të pafajshmëve që mbetën pas vrasjeve mafioze

Mimoza Paja bashkë me mbesën e saj 10-vjecare që e rriste mes mundimesh, ndodhej si cdo mbrëmje në vendin e saj të punës. Duke shërbyer në banakun e një lokali në zonën e Don Boskos.

Papritmas një mbrëmje marsi të vitit të kaluar në drejtim të lokalit në pronësi të Fatjon Muratit një emër i njohur I botës së krimit, u qëllua me breshëri kallashnikovi. Plumbat i morën jetën Mimozës. Mbesa e mitur i mbijetoi atentatit me disa lëndime që pësoi nga thyerja e xhamit. Të plagosur mbetën disa persona.

Motivi ishte përplasja e fortë mes grupeve kriminal pjesë e të cilit ishte dhe Fation Murati me klanin kundërshtar të Ervis Martinaj, mbretit të bixhozit të zhdukur pa gjurmë prej gushtit të 2022.

Por Mimoza Paja nuk është e vetmja viktimë e pafajshme e përplasjes mes grupeve.

Në mesnatë në Memaliaj, u qëllua në drejtim të lokalit të Shyqyri Kalemit, babait të dy vëllezërve Adrea alias Adriatik Kalemi dhe Zamir Kalemi.

Ai mbeti I vrarë. Viktima mbetën edhe dy njerëz të pafajshëm.

Gledio Muka, kamarieri I lokalit dhe klienti Marsel Cela. Të dy u gjendën mes breshërisë së plumbave që u derdhën mbi Shyqyri Kalemin duke e lënë të vrarë dhe vëllain e tij Artur Kalemi që mbeti i plagosur. Policia thotë se asnjëri nuk ka lidhje me përplasjen që familja Kalemi ka me fisin e Edmond Papës. Sulmi me armë ndaj televizionit Top Channel rreth orës 1 të datës 27 mars 2023, është një tjetër ngjarje tronditëse që ende nuk ka një autor.

Nga breshëria e plumbave, humbi jetën roja e godinës, Pal Kola 60 vjec. Pali ishte një viktima e pafajshme. U qëllua brenda vendqëndrimit të tij me një plumb.

Shpresa Basha, halla e Marklen Hakës, u vra gabimisht mbrëmjen e 21 shtatorit 2019, teksa një togë vrasësish mbërriti në fshatin Zezë për të ekzekutuar nipin e saj, një emër kontrovers i botës së krimit, i shpallur së fundmi në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit Revanshi.

20 vjeçari Musaen Zeneli u vra nga përplasja me armë në Velipojë mes 2 familjeve pronarë hotelesh, për disa metra territor plazh. Kamarieri me 30 lekë në xhep humbi jetën pasi familja Ferracaku dhe Gocaj nisën të përlesheshin me njëri-tjetrin, një prej plumbave ra në zemrën e Zenelit, e cila pushoi brenda pak sekondave.

Lista e njerëzve të pafajshëm që kanë humbur jetën në atentate mafioze është e gjatë.

E ngjan për fat të keq, se do të vazhdojë për sa kohë që në Shqipëri togat e vrasësve nuk kursejnë askënd./ VNA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.