SAGA E VEPRIMEVE TË NJË KRYEMINISTRI TË ÇARTUR!
Megjithëse Rama është kujdesur për shmangien e përgjegjësive ligjore në vendimet e shumta , në dhënien e lejeve të ndërtimit të kullave në Qendrën Historike të Tiranës nuk ka mundur dot.
VENDIMET ANTILIGJORE.
1-Si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit miraton lejen e ndërtimit për objektin; Godinë polifunksionale 4, 5, 11, dhe 21 kate ,me tre kate nëntokë; “BOOK BUILDING” me vendimin nr; 10.Datë 2/2/2017. ( bëhet fjalë për ndërtimet tek Sahati.Foto nr ; 1).Në shkelje të plotë me ligjin sepse leja është dhënë brenda zonës Historike sipas VKM në fuqi me nr; 180 miratuar në vitin 2000.
2-Me një kërkesë nga ministria e Kulturës drejtuar po Këshillit Kombëtar të Territorit, dy muaj më vonë, më 12 prill 2107 miratohet VKM nr; 325. për reduktimin e zonës Historike me qëllim ndërtimin e kullave aty dhe kudo tjetër.
Për çudi, nisur nga nxitimi, injoranca apo budallalliku, zona e Sahatit mbi të cilën është dhënë leja është përsëri brenda kufijëve të zonës Historike.( foto nr; 2).
3.Duke menduar se reduktimi i zonës është kryer, Rama është kujdesur për rregullimin e shkeljes ligjore të lejes së dhënë me vendimin nr; 10 më datën 2/2/2017 dhe nxjerr dhe njëherë po të njëjtën leje, me vendim nr 10 në po të njëjtën ditë, por një vit më vonë më datën 2/2/2018. Çfarë komedie.(shih foton nr; 3).
4.Më vonë kanë vënë re që duhet ndryshuar përsëri kufiri i zonës historike mbi të cilin është dhënë leja. Në 3 tetor 2018 Këshilli Kombëtar i Territorit mblidhet dhe miraton VKM nr; 582 duke lënë jashtë zonës Historike zonën e Sahatit ( shih foton nr; 4).
Komedia me titull “Rrumpallhania RAMA”.
Të gjitha këto vendime, të lejeve dhe VKM -ve, mbajnë firmën e Ramës në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit shkurt (KKT).
Do të mjaftonin hetimet në marrjen e këtyre vendimeve dhe dhënieve e këtyre lejeve, për të kryqëzuar të ÇARTURIN Rama dhe zbuluar lidhjet mafioze të tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



