E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sala do të kujtohet edhe sonte, në ndeshjet e Ligës së Kampionëve
Sport

Sala do të kujtohet edhe sonte, në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Para ndeshjeve të kësaj jave në Ligës e Kampionëve dhe në Evropa Ligë, do të mbahet një minutë heshtje për ta përkujtuar Emiliano Salan.

Sala, i cili u transferua në Cardiff City nga Nantes gjatë afatit kalimtar të janarit, për 17 milionë euro, vdiq kur aeroplani i tij u rrëzua mbi Kanalin Anglez muajin e kaluar, vetëm dy ditë pasi kishte nënshkruar me klubin e tij të ri.

Vdekja e tij u konfirmua javën e kaluar kur trupi i tij u nxjerr nga rrënojat e aeroplanit, në fund të detit afër ishullit Guernsey. Ndërsa, trupi i pilotit David Ibbotson ende nuk është gjetur.

“Në emër të të gjithëve në UEFA, do të doja t’i shprehja ngushëllimet më të thella për familjen dhe të gjithë të afërmit e Emiliano Sala. Jam thellësisht i pikëlluar që jeta e tij iu rrëmbye kaq mizorisht në moshë kaq të re”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

UEFA gjithashtu e ka konfirmuar se klubet do ta mbajnë të veshur një shirit të zi në kujtim të sulmuesit argjentinas.

Një faqe për grumbullimin e fondeve për ta vazhduar kërkimin e David Ibbotson, i cili po e drejtonte aeroplanin që po e barte futbollistin argjentinas kur u rrëzua në Kanalin Anglez, u hap të premten.

Fituesi i Kupës së Botës dhe ylli i Parisit, Kylian Mbappe Lottin, dhuroi 27 mijë funte nën emrin Elie Lottin. Para ka dhuruar edhe legjenda e Anglisë dhe barcelonës, Gary Lineker. Deri tani janë grumbulluar 120 mijë funte, ndërsa synimi i është të mblidhen 300 mijë funte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.