E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salah dhe Kane kërkohen nga Barcelona
Sport

Salah dhe Kane kërkohen nga Barcelona

 

Barcelona i ka vendosur sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah, atë të Tottenhamit, Harry Kane dhe atë të PSV-së, Hirving Lozano, në listën e lojtarëve të kërkuar për të qenë zëvendësues për Luis Suarezin, raporton Diario Gol.

Më herët ishte raportuar se Barcelona e sheh sulmuesin e Liverpoolit – Mohamed Salahun, i cili vlerësohet se kushton 250 milionë euro – si pasardhësin e Lionel Messit në klub. Ata janë duke e planifikuar transferimin e tij për vitin e ardhshëm, dhe duket se interesimi i klubit katalonas ende nuk është shuar, transmeton Gazeta Express

Megjithatë, pasi që drejtuesit e klubit katalonas janë të shqetësuar pasi që mendojnë se Suarezi nuk është duke performuar si më parë, ata mendojnë se zëvendësimi i përsosur për të do të ishte sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane.  Megjithatë, ata nuk janë fokusuar në vetëm një lojtar, pasi që kanë shprehur interesim edhe për Lozanon, i cili po vazhdon të shkëlqejë për klubin holandez, PSV.

Por, përkundër kësaj, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është shprehur i sigurt se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për performancat e fundit të sulmuesit Luis Suarez, pasi që ai vetëm është duke u rikthyer në formë pas Kupës së Botës.

“Vitin e kaluar, në fillim, kishte shumë kritika sepse atij iu desh pak kohë për të shënuar golin e parë të sezonin, por kur filloi të shënonte, ai nuk u ndalë më”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.