E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji sulmon Berishën: Tigër me demokratët, mace me qeverinë
Lajme

Salianji sulmon Berishën: Tigër me demokratët, mace me qeverinë

Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar turin e takimeve me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, duke u ndalur këtë herë në qytetin e Lezhës. Gjatë bashkëbisedimit me demokratët, ai ka shprehur kritika të forta ndaj drejtimit aktual të PD-së, duke e cilësuar të shkëputur nga baza dhe pa vizion për të ardhmen e partisë.

Salianji theksoi se problemi kryesor, sipas tij, nuk qëndron te reagimi i demokratëve, por te mungesa e vullnetit të lidershipit për të dëgjuar dhe përfaqësuar shqetësimet e tyre. Ai nënvizoi se forca e Partisë Demokratike buron nga anëtarësia dhe nga mbështetja e saj, ndërsa çdo tentativë për ta injoruar këtë bazë vetëm sa e dobëson më tej partinë.

Në vijim, ish-deputeti kritikoi ashpër drejtuesit e PD-së për qasjen e tyre ndaj situatës politike, duke theksuar se ata tregohen të ashpër ndaj demokratëve kritikë, por të butë përballë qeverisë. Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve për përçarje, demokratët mbeten të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim.

Në fund të fjalës së tij, Salianji u shpreh:

“E shohim si 5 fantastikët që rrinë në lidershipin e PD nuk dëgjojnë shqetësimet e demokratëve. Shqetësim janë ata që nuk dëgjojnë, jo demokrati i thjeshtë, është lidershipi që nuk dëgjon demokratët, nuk është shqetësim pse mblidhemi nga salla në sallë me shumë, por shqetësim është pse lidershipi i PD është braktisur. Shqetësim nuk janë idetë tona, por është mungesa e ideve të tyre që po braktisin demokratët.

Çfarë është ky lidership që kërkon të bëhet tigër me demokratët dhe mace përballë qeverisë? Demokratët janë të fortë, rrinë në këmbë dhe nuk ka forcë që ndalon bashkimin e tyre.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.