Ho telefonato al premier @ediramaal per ringraziarlo di questo splendido gesto di affetto per l’Italia.
Grazie al popolo albanese e al suo governo: inviando medici e infermieri hanno dimostrato una sensibilità e una generosità che non dimenticheremo 

Salvini: Faleminderit popullit shqiptar
ish zv.kryeministri italian, Matteo Salvini e ka konsideruar një “gjest të mrekullueshëm dashurie për Italinë” dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve për të ndihmuar vendin fqinjë në situatën e vështirë nga koronavirusi.
Me një shënim në Twitter, ku poston një video të mbërritjes së mjekëve shqiptarë në Itali, Salvini falënderon popullin dhe qeverinë shqiptare për ndihmën, ndërsa thotë se është “zemërgjerësi që nuk do ta harrojmë”.

“Telefonova kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për ta falënderuar për këtë gjest të mrekullueshëm dashurie për Italinë.
Faleminderit popullit shqiptar dhe qeverisë së tyre: duke dërguar mjekë dhe infermierë ata kanë treguar ndjeshmëri dhe zemërgjerësi që ne nuk do t’i harrojmë”, shkruan Salvini.
Nga Shqipëria u nisën dje 10 mjekë e 20 infermierë, me përballimin e shpenzimeve nga buxheti i shtetit tonë, për dhënien e ndihmës ndaj Italisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




