Samir Mane : Punoj rreth 12 orë në ditë dhe në 95% të rasteve drekën e konsumoj në zyrë.
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Samir Mane ka rrëfyer detaje të shumta për jetën e tij në biznes dhe në familje gjatë një interviste me gazetarin Blendi Fevziu. Ai ka dhënë këshilla të rëndësishme për fëmijët e tij dhe ka shprehur dy frika të tij më të mëdha.
Mane ka thënë se këshilla kryesore për fëmijët e tij është të qëndrojnë me këmbë në tokë, duke e vlerësuar që ata janë aty ku janë, edhe si fëmijë të një baba të pasur me sfida të tyre të veçanta.
Ai gjithashtu ka treguar se punon në zyrë deri në 12 orë në ditë dhe se në 95% të rasteve drekën e konsumon në zyrë.
Në lidhje me frikat e tij, ai ka përmendur se nuk është më çështje parash, por dy frikat kryesore janë: të mos humbasë pasurinë e tij dhe të sigurojë të ardhurat për brezat e ardhshëm. Ai theksoi se kjo frikë nuk është vetëm e tij, por e çdo personi të pasur në botë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



