E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Samiti i NATO-s në Bruksel/ Stoltenberg: Nuk kërkojmë luftë me Rusinë! Kemi përgjegjësi që konflikti mos të përhapet përtej Ukrainës
Lajme

Samiti i NATO-s në Bruksel/ Stoltenberg: Nuk kërkojmë luftë me Rusinë! Kemi përgjegjësi që konflikti mos të përhapet përtej Ukrainës

Stoltenberg theksoi gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të NATOS-s të mbajtur këtë të premte në Bruksel se aleanca nuk kërkon një luftë me Rusinë.

Në fjalën e tij ai theksoi se NATO është një aleancë “mbrojtëse” për vendet të cilat aderojnë në të.

“Detyra jonë kryesore është të mbajmë 30 kombet tona të sigurta. Ne nuk jemi pjesë e këtij konflikti dhe kemi përgjegjësinë të sigurojmë që ai të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës”, tha ai.

Stoltenberg shtoi se: “Kjo do të ishte edhe më shkatërruese dhe më e rrezikshme, me edhe më shumë vuajtje njerëzore”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.