Samiti i NATO-s,Rama ndan pamje nga darka e shtruar nga Biden në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga darka shtetërore e Presidentit Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Darka është shtruar për ndër të udhëheqësve të NATO-s, të cilët janë ftuar për të marrë pjesë në samitin që po mbahet në Uashington.
Rama shihet se bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama dhe në krah të kryeministrit të Kanadasë e zyrtarëve të tjerë.
Postimi i Ramës:
Shtëpia e Bardhë – Në darkën shtetërore të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden, për nder të udhëheqësve të NATO-s
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



