Samiti për Ukrainën në Tiranë, i pranishëm dhe Zelensky
Në datën 28 shkurt do të mbahet Samiti për Ukrainën në Tiranë. I pranishëm në samit do të jetë edhe Presidenti Volodymyr Zelensky.
Në datën 29 shkurt do të zhvillohet një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimit do të diskutohet për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE.
Po ashtu një tjetër çështje që do të flitet është integrimi ekonomik me tregun e BE-së.
Kujtojmë se më herët kryeministri Edi Rama e kishte paralajmëruar se në samitin për Ukrainën do të merrte pjesë edhe Presidenti Zelensky.
Zelensky në deklarata e tij publike ka falënderuar Shqipërinë për qëndrimin dhe ndihmën e saj ndaj popullit ukrainas
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



