E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sanksione jo vëtëm për Rusët, por edhe për Schröder-in, Blair -in, & Co.
Sot

Sanksione jo vëtëm për Rusët, por edhe për Schröder-in, Blair -in, & Co.

 

Foreign Policy në artikullin “How to Stop Former Western Leaders From Becoming Paid Shills for Autocrats” shkruan:

“Në fillim të muajt Shkurt ndërsa ushtria ruse vazhdonte të kërcënonte me pushtimin e Ukrainën, gjiganti i energjisë i kontrolluar nga Kremlini, Gazprom emëroi ish-kancelarin gjerman Gerhard Schröder në një pozicion të ri, në bordin e drejtorëve të firmës. Ish-kancelari ka kohë të gjatë që shijon “përqafimin e ëmbël” të Putinit duke pranuar pozicione si kryetar i bordit të kompanisë shtetërore ruse të naftës Rosneft, si dhe kryetar i komitetit të aksionerëve të Nord Stream AG, e kontrolluar nga Gazprom.
Schröder është frymëzimi bazë për neologjizmin rus Schröderizatsiya (“Schröderizim”), që përkthehet ndryshe si “ish-liderat perëndimor që largohet nga detyra edhe vihen në shërbim të regjimeve autoritare, kleptokratike duke ilustruar kështu se sa të cekëta janë pretendimet e vlerave demokratike që propagandonin kur ishin në detyrë “ .

Sido që të jetë, Schröder nuk është i vetmi nga politikanët perëndimorë të cilët e kuptuan se sa fitimprurëse mund të jetë lidhja me regjimet autoritare.

“Eshtë i gjatë grupimi i ish-udhëheqësve europianë që kanë ndjekur gjurmët e Schroder. Është ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, i cili u largua nga posti dhe filloi menjëherë të paguhet nga ish-diktatori e Kazakistanit, por ai njihet edhe për lidhjet e tij të forta me botën arabe. Është ish-kryeministri francez François Fillon, i cili iu bashkua bordit të firmës shtetërore ruse të naftës Zarubezhneft qershorin e kaluar, dhe nuk nguroi që në fund të Dhjetorit 2021 t’i bashkohet bordit e gjigantit rus të petrokimikeve Sibur “.

Nëse i shtojmë kësaj panorame ish-presidentin polak, ish-kryeministrin finlandez dhe një përbërje të tërë ish-zyrtarësh austriakë, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër, e kanë shkëmbyer statusin e tyre të ish-funksionarit të lartë, me pozicione fitimprurëse duke u shërbyer kompanive shtetërore në pronësi të regjimeve autoritare dhe autokratike, e kupton përse Putin nuk ndihet i dobët në luftën e tij me rendin demokratik .

Lista bëhet edhe më e gjatë nëse listohen ish-funksionarët amerikanë të cilët janë vendosur në shërbim të regjimeve atutokratike .
E pra as Schröder e as Blair nuk paguhen sepse drejtojnë punët e brendshme edhe të përditshme të ndërmarrjeve ku emërohen si drejtues të lartë, por paguhen sepse lobojnë në kancelaritë e perëndimit interesat e diktatorëve ku “janë shitur”.
Perëndimi sot ka vendosur sanksione ekonomike kundër Rusisë, sanksione të cilat do të rëndojnë në kurrizin e krusur të 150 milion rusëve, të cilët jo vetëm kanë vuajtur mbi kurriz regjimin e Putinit, por kanë paguar shtrenjtë dhe hipokrizinë e perëndimit, liderët e të cilit haptas përpjekjen fals për të shpëndarë demokracinë, e kanë vendosur në funksion të përfitimeve personale.

Tanimë e kemi pranuar propagandën, gënjështrën, si normale. Me normalizimin e tyre, padyshim është varrosur morali edhe turpi , edhe është pranuar që Schröder Blair and Co, nën standartet e kapitalizimit neo-liberal , të kujdesen më së shumti për interesat e tyre te ngushta personale edhe jo për sitemin demoratik dhe përhapjen e tij .

Por mos varrosni shpresën. Shpresën e Ukrainasve të cilët besonin tek vlerat demokratike. Ka ardhur koha që qeveritë demokratike anembanë globit të bashkohen për të vendosur sanksione të forta për të ndaluar zyrtarisht dhe ligjërisht të gjithë udhëheqësit që ndjekin rrugën e Schröder-it, që për përfitime përsonale janë bërë mbështetës indirekt në përhapjen e diktaturës kleptokratike në mbarë botën, dhe padyshim me veprimet e tyre kanë cuar në situatën që gjendemi sot .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.