Zdromsi që nuk lodhet me mashtrime dhe propagandë
Mirlinda Çollaku*
Per kryemashtruesin e Tiranes, i cili edhe per moshen po e pyete te genjen, nuk ja vlen te harxhosh asnje minute kohe, por ne respekt te qytetareve po detyrohem te bej nje sqarim.
Ne nje foto ne media dhe ne nje lajm te perhapur, nga guzhina e bashkise Tirane, eshte publikuar se Erion Veliaj ka patur nje takim miqesor me nje anetar te kryesise se PD ne njesine 2, dhe paska marre pergezime per punen e mire te bere ne kete njesi. (foto me poshte dhe per respekt te zoterise nuk po ja permend emrin)..
Kur mesohesh qe gjithshka ne jete ta ndertosh mbi mashtrimin dhe shpifjen, fillon humbet sensin e realitetit midis te vertetes dhe mashtrimit.
Zoteria i nderuar ne fjale, eshte banor ne njesine 2 ne Tirane, por sigurisht jo anetar i Kryesise se PD Dega 2, e madje as anetar i thjeshte i saj nuk rezulton.
Sigurisht qe uroj e besoj se si shumica derrmuese e qytetareve te njesise 2 e te gjithe Shqiperise, ne date 25 prill edhe zoteria i nderuar, ti bashkohet nevojes urgjente qe Shqiperia ka per ndryshim rrenjesor.
Shqiptaret e kane ne kurriz mungesen e shtetit kur ata paten nevoje per kafshaten e bukes gjate pandemise, kur edhe ndihmat shperndaheshin sipas perkatesise politike dhe kur vjedhjet e tenderat e babezise vazhdonin pa u ndalur.
Tiransit nuk do te harrojne vandalet qe shkulen Teatrin Kombetar ne zemer te Tiranes ne mes te nates.
Banoret e njesise 2 nuk mund ti mashtroni e tu fyeni inteligjencen, e tu flisni per pune te mira, kur ata e dijne se si jane rritur cmimet e ujit, taksat e cdo sherbim qe marrin nga bashkia me cmime me te larta se ne cdo vend te rajonit, e kur nga ana tjeter rruget ku ecin e sherbimet qe marrin jane si ne vende te botes se trete, dhe kur pikat e ujit ne rubinet vazhdojne te vijne me orar.
Shenja te tilla si ato truket manipulatore te zhvendosjes se votuesve pa kerkese nga ana e tyre, e si keto paçavurre qe botoni, jane shenja te qarta deshperimi…
E pate ne 30 qershor refuzimin e shqiptareve
Do ta shikoni me qarte ne 25 prill vendosmerine e mencurine e tyre!
Kryetare e PD , dega 2 Tiranē*
(Fotot me.poshte flasin me shume se fjalet per gjendjen e njesise 2 Tirane)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


















