E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Se kam fatin e nënë Selvijes…
Lajme

Se kam fatin e nënë Selvijes…

Unë e kam zili nënë Selvien
se i merr 50 mijë lek në muaj.
Jam xheloz se Unë smarr hiç prej vitesh…
Tani për kë ju vjen më keq
O miq, o ekonomistë, o të zgjedhur, o politikanë, për Nënë Selvijen apo për Mua “babë Caracin”? Per mua që edhe e shtoj popullsinë apo për Nënë Selvijen që i kanë rënë gjethet? Doni 4 milion popullsi
apo doni 4 milion Selvi?
Si mua janë edhe mbi 120 mijë dosje që presin rradhën prej vitesh në Gjykatat e Shqipërisë, kryesisht në Apel etj.
Këto 120 mijë nëpunës në pritje, kanë nën kujdesje e rritje fëmijë e prinder, kanë edhe nënë Selvijen për kujdesje, por… nuk kanë shtetin, nuk kanë Partitë Politike, nuk hynë e as nuk hynë në prioritetet e tyre dhe të Profesoreve të Ekonomisë që ato mbajnë pas.
Ndaj duhet prehur lapsi më mirë, duhet prehur nga të dy krahët, dmth kush janë më shumë e më të vlefshëm? Profesoret të jenë me laps pa gomë, që mos bëhen gabime në PROGRAME.
Janë nëpunësit, shërbimi civil që regjimi Rama i largoj nga puna dhe që sot nuk gjejnë mbështetje e përkrahje…por heshtje dhe përçmim edhe në
Partitë ku ato militojnë.
Në ç’program do të mbrohet kjo kategori ?
Merreni detyre shtëpije o politikanë. Tani jeni më të qetë.
Në fund: As nonë Selvia e as babë caraci nuk zgjidhin dot gjë pa hequr babë Palloshin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.