Së shpejti nuse në Tiranë?/ Moderatorja kosovare habit me deklaratën e saj
Flori Mumajesi dhe moderatorja e “Prive” Liberta Spahiu janm më pranë njëri-tjetrit. Mësohet se Flori ka shkuar për të jetuar në Prishtinë. Liberta mund të jetë arsyeja kryesore apo jo e kësaj lëvizje. Por, ajo që është mësuar që nga muaji prill ku mediat zbuluan se mes tyre kishte nisur një histori pasiononte, duket se është e vërtetë.

Edhe pse asnjëri nga të dy nuk është prononcuar në lidhje me këtë gjë.
Por e pyetur në specialen e “Prive” për fundvit, se çfarë do të thotë emrin i Florit për të, Liberta Spahiu u është përgjigjur:
“Gjeni në atë çfarë bën”.
Ndërsa shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë mbi jetën private ajo pranoi se mund të jetë nuse edhe në Tiranë.

Liberta u përgjigj:
“Pse jo?”
Kujtojmë këtu se ajo ka qenë një nga mikeshat më të ngushta të Elvana Gjatës, ish-partneres në muzikë të Florit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


