E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sejami ja thotë shqip Bardhit: Mos gënjeni më veten! Ndajeni mendjen, ose me Berishën ose bëni parti të re!
Lajme

Sejami ja thotë shqip Bardhit: Mos gënjeni më veten! Ndajeni mendjen, ose me Berishën ose bëni parti të re!

Gazment Bardhi ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për krizën e Partisë Demokratike, e cila duket se nuk ka fund. 

Analisti Neritan Sejamini, i tha Sekretarit të Përgjithshëm të PD, se kjo parti tashmë është ndarë dhe se po humbasin kohë duke gënjyer veten, ndaj duhet të vendosin ose të krijojnë një parti të re ose të bashkohen me grupin e Sali Berishës. 

Pjesë nga biseda: 

Neritan Sejamini: PD është sot e ndarë de facto. Nuk duhet të gënjeni veten. Ka një shprehje, parimi i parë është mos gënje veten dhe vetja ëhtë njeriu më i thjeshtë për t’u gënjyer. Basha do të marrë emrin dhe vulën, Berisha ka shumicën e partisë.
Ju ku do të jeni? Do të bëni parti të re apo do të bashkoheni me zotin Berisha? Çdo përpjekje që ju bëni, me këtë gjuhën e bashkimit, përdorni fjalë pa kuptim, do të bashkohemi, do të gjejmë bashkimin…
Ose e njeh ose nuk e njeh zotin Berisha. Ndryshe, mund të bëni parti tjetër, siç ka zoti Meta. Ju ose bëni parti të re, ose me zotin Berisha. Sa më shpejt ta bëni zgjidhjen, aq më shumë energji i kurseni vetes dhe Shqipërisë. PD ishte e bashkuar dhe i humbi zgjedhjet, jo më kështu.
Asnjë analizë mbi PD nuk mund të jetë e duhura, nëse nuk nis që nga prilli 2021, kur PD vendosi të zgjedhë sërish Lulzim Bashën unanimisht, pas humbjes së tretë, pa asnjë kundërshti. Kur ti jepni përgjigje kësaj, gjërat do të jenë më të qarta.
Ne nisemi nga disa dogma sikur PD është parti e madhe ku kanë funksionuar rregullat. Këto janë copa letrash, që çdo kryetar partie i ka grisur.
Thelbi është ky, PD ka të ardhme, kjo e reja, vetëm nëse modernizohet, nëse bëhet demokratike. Kjo është beteja që duhet të bëni edhe me zotin Berisha, ti thoni bashkohem me ty, por  me këto kushte, për të krijuar një PD. Të tjerat jaën humbje kohe për PD-në dhe Shqipërinë.

Gazment Bardhi: Bie dakord me një pjesë të analizës që bën Neritani. Ka nevojë për një projekt dhe strategji të re, por duke ruajtur ato ndasi individuale. Në këtë moment, pa patur mundësi që të gjejmë gjuhën përçcështje që na bëjnë bashkë, nuk mund të rinisim debatin për partinë. Kjo do ta vështirësonte gjetjen e një zgjidhje. Deri në 5 shtator, nuk komunikonim fare me njëri tjetrin.

Ndërsa analisti Armand Shkullaku ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka folur për aferat e qeverisë dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama.

Shkullaku tha në emision se Rama ose është idiot e leshko, ose është pjesë e këtyre aferave që po denoncohen dita ditës, siç është rasti i inceneratorëve.

“Ndërkohë që ndiqnim sinkronet, e vura veten në një eksperimet sikur të isha dikush që kam ardhur sot në Shqipëri. Po ta dëgjoja, do të thosha ky (Rama) është Hoxhë, sepse flet për haram dhe hallall, si të silleni dhe të mos vidhni. Pra po të ishte Hoxhë, do të kishte të drejtë. Por ne e kemi zgjedhur Ramën të menaxhojë paratë tona, jo për Hoxhë. Ku i ka çuar Edi Rama paratë e taksapaguesve shqiptarë? 

Nëse Rama nuk ka ditur asgjë, atëherë është budalla, idiot, leshko, që i kalojnë 17 vendime brenda një ditë për inceneratorin e Elbasanit, që u shkon të gjithë ministrive, mbyllen apelimet, që e bën pa garë të hapur dhe ky tani, i bie të jetë leshko, që nuk ka kuptuar që i gjithë kabineti i tij qeveritar, janë përfshirë në këtë aferë dhe nuk ka ditur”, theksoi analisti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.