Sekretari i përgjithshëm i EFJ organizatës më të madhe të gazetarëve në Europë, thirrje Veliajt: MJAFT MË!
Edhe njëherë Erion Veliaj është bërë subjekt i përmendjes nga Ricardo Gutierrez, sekretari i përgjithshëm i EFJ organizatës më të madhe të gazetarëve në Europë.

“Të quash një gazetare “vrasëse me pagesë” është një akuzë e rëndë që mund të çojë në ngacmime në internet dhe madje edhe kërcënime fizike. Përdorimi i fjalëve të tilla rrezikon seriozisht Ola Xamën dhe dekurajon atë dhe gazetaret e tjera që të kryejnë punën e tyre si gazetare në interes të publikut”. Keshtu është shprehur Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, me anë të një postimi në Facebook. Ai ka reaguar ndaj qëndrimit të Erion Veliajt kundrejt gazetares investigative të BIRN, Ola Xama, të cilën kryebashkiaku e ka konsideruar si një militante.
Gutiérrez sqaron se Veliaj e përshkroi gazetaren si një “vrasëse me pagesë”, pasi ajo zbuloi se ai kishte luajtur një rol të rëndësishëm në një projekt të lidhur me menaxhimin e mbetjeve publike në Tiranë. Për Ricardo Gutiérrez, të quash një gazetare “vrasëse me pagesë”, është një akuzë e rëndë. Marrë shkas nga ky rast, ai ripërsërit thirrjen ndaj Veliajt, që të mos frikësojë dhe denigrojë gazetarët që guxojnë të kërkojnë llogari. Por ndryshe nga herët e tjera, në këtë rast ai i drejtohet në shqip: Z. Veliaj, MJAFT MË.
Investigimi u publikua më 13 korrik 2023 dhe Veliaj refuzoi kërkesën e BIRN për koment. Një ditë pas publikimit, z. Veliaj i shkruante gazetares se ajo i kishte ngatërruar faktet dhe e quajti atë “militante”. Në një komunikim tjetër me gazetaren, ai i ka thënë “nuk je gazetare, je vrasës me pagesë”. Disa media u angazhuan në një fushatë negative kundër Ola Xamës, duke përdorur të njëjtat fjalë si z. Veliaj

Gutierrez shkuan se Veliaj e ka quajtur publilisht Xamën “vrasëse me kontratë” pas artikullit investigativ për inceneratorët ku ai dilte zbuluar.
Në mediat e paguara nga qeveria, për Xamën u përdor i njëjti togfjalësh i përdorur nga Veliaj në një fushatë denigruese kundra saj. Ndër të tjera sekretari i përgjithshëm shkruan se ai nuk është i denjë të qëndrojë në zyrën e kryebashkiakut.

Në shkrimin e tij Gutierrez i referohet Veliajt në shqip: MJAFT MË! Duke shtuar se i i ka kërkuar në disa raste të mëparshme të ndalojë së denigruari gazetarët shqiptarë.
SHKRIMI I PLOTË:
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, has once again attacked the professional media and Albanian journalists. This is unworthy of the office he holds.
Mr Veliaj described Ola Xama, an investigative journalist from BIRN, as a “contract killer” after she revealed that he had played an important role in a project linked to the management of public waste in Tirana. Investigations involving leading political figures are currently underway into the way in which waste is managed in the Albanian capital.
The investigation was published on 13 July 2023 and Veliaj declined BIRN’s request for comment. The day after publication, Mr Veliaj wrote to the journalist to say that she had mixed up the facts and called her a “militant”. In another communication with the journalist, he told her “you are not a journalist, you are a contract killer”. Several media engaged in a negative campaign against Ola Xama, using the same words as Mr Veliaj.
Calling a journalist a contract killer is a serious accusation that can lead to online harassment and even physical threats. The use of such words seriously endangers Ola Xama and discourages her and other women journalists from carrying out their work as journalists in the public interest.
I have asked Mr Veliaj on several occasions in the past to stop intimidating and denigrating Albanian journalists and citizens who dare to call him to account. This time I will address him in Albanian. Perhaps he will listen more?
Z. Veliaj, MJAFT MË.
#Albania #Tirana #Harassment
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



