Sekretarja e Brendshme e Britanisë komunikim me Ballën : Ramë dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona
Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman në një postim në “Twitter” shprehet se ka zhvilluar sot një komunikim me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe se e ka përgëzuar për rolin e ri.
Braverman shton po ashtu se është rënë dakord mes palëve që të intensifikohen marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve për të arritur qëllimet e përbashkëta, duke përfshirë migracionin e paligjshëm, korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“E lumtur të komunikoj me ministrin e ri shqiptar të Brendshëm dhe ta përgëzoj për rolin e ri. Ne ramë dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona të ngushta të punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shprehet ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



