E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Seks me gruan në sy të djalit 3 vjeçar për “ta mësuar”, babai shqiptar dënohet në Itali
Lajme

Seks me gruan në sy të djalit 3 vjeçar për “ta mësuar”, babai shqiptar dënohet në Itali

Një 39-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për abuzim seksual në familje.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Salernos. Hetimet ndaj shqiptarit, nisën pas ankesave të partneres së tij 24 vjeçare.

Gruaja u ka thënë prokurorëve se ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme për vite me radhë.

Përveç rrahjes dhe poshtërimit, ai e ka detyruar atë të kryej marrëdhënie intime përpara fëmijës së tyre 3 vjeçar, me të vetmin qëllim për t’i treguar atij se si kryhet akti seksual.

Ngacmimet seksuale kanë vazhduar të paktën nga viti 2014, ku 24 vjeçarja për katër vite ka përjetuar frikën e vazhdueshme duke qenë objekt poshtërimi si dhe abuzimi fizik.

Pas kaq vitesh, ajo ka gjetur guximin për të raportuar partnerin e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.