Sekuestrohet gomonia me drogë në Itali, arrestohen 3 shqiptarë
Avioni i Guardia di Finanza është vënë në ndjekie të gomones në ndihmë të njësive detare të Guardia di Finanza të Pulias që e kanë bllokuar në pjesën e poshtme të Adriatikut.
Në bordin e saj janë ndaluar tre shqiptarë.
Gomonia rreth 9 metra me dy motorë të fuqishëm fuoribordo ishte e ngarkuar me lëndë narkotike të llojit marjuanë.
Sasia e lëndës narkotike ende nuk dihet pasi nuk është peshuar akoma.
Policia e Shëtiti bën me dije se nuk mund të jepen detaje të mëtejshme për shkak të sekretit të hetimit me palën italiane
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



