E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sëmuret Putin? Pamjet e fundit po bëjnë ‘namin’ në rrjet (VIDEO)
Bota

Sëmuret Putin? Pamjet e fundit po bëjnë ‘namin’ në rrjet (VIDEO)

Vladimir Putin vijon të jetë në qendër të spekulimeve për shëndetin e tij. Një video e presidentit rus, ku duket duke shtrënguar dorën me venat e fryra, ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka nxitur aludime për gjendjen e tij shëndetësore.

73-vjeçari u pa duke shtrënguar dorën me forcë gjatë një eventi në një fushë basketbolli, një gjest që ka çuar ekspertët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale të spekulojnë për sëmundje të mundshme, nga Parkinsoni deri te kanceri.

“Diçka nuk shkon me duart e Putinit,” tha Anton Gerashchenko, ish-këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. “Përveçse janë të mbuluara me gjak deri te bërrylat, venat e tij duket se janë të fryra.”

Ky nuk është hera e parë që duart e Putinit ngjallin dyshime. Në nëntor 2024, një video e tij shkaktoi reagime të ngjashme, ndërsa Kremlini mohoi çdo problem shëndetësor pas një mungese dyjavore në publik. Putini gjithashtu kishte vizituar një spital në Moskë për analiza mjekësore.

Gjithashtu në prill 2022, një tjetër video ku Putin mbante një tavolinë gjatë një takimi me ish-ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu kishte ndezur gjithashtu spekulime për gjendjen e tij shëndetësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.