E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Serbia apo Bashkimi Evropian?
OP-ED

Serbia apo Bashkimi Evropian?

Nese mendon se është levizja e sotme ajo që e largon Shqiperinë nga BE-ja dhe e afron me Serbinë , je gabim.

Ajo ishte thjeshtë pasojë e një rruge që ka nisur më heret.

Ne kemi kohë që po izolohemi ekonomikisht nga pjesa tjeter e Evropës.

Grafikët e meposhtëm tregojnë se ne shesim dhe blejmë më pak nga BE-ja se pothuajse të gjithë vendet e tjera të Ballkanit.

E nderkohë që kompanitë evropiane nuk hyjnë dot në tregun shqiptar, ne perditë blejmë më shumë nga Serbia (me sa duket aty i kanë lidhjet oligarket e ketij vendi).

Ne vitin 2018 importet nga Serbia arriten ne 283 milion $

Kjo është më shumë se trefishi i të mirave që ne importuam nga partneri ynë strategjik SHBA.

Ne importuam 5 here më shumë nga Turqia se nga Franca.

Importuam 10 here më shumë nga Kina se sa nga Holanda.

E njëjta gjë vlen për eksportet.

Ne shitem vjet tre here më shumë në Serbi se ne Gjermani.

Po te shohesh te mirat qe shesim dhe blejme nga keto vende, do gjesh oligarket qe kane monopolet perkatese.

E pare nga ky kendveshtrim, eshte mese e qarte qe qeveria e oligarkeve ka gjithe interesin e botes qe te heq kufirin me Serbine dhe te thelloje kufirin me Bashkimin Evropian.

Ne fund te fundit partneri yne kryesor del se qenka Serbia, jo Amerika, Gjermania, Franca apo Holanda.

Pyetja qe shtrohet  është : edhe per sa kohë një prej popujve më pro-evropian në botë do vazhdoj të mbahet peng nga një grusht oligarkësh dhe sekserët e tyre në qeveri?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.