Sërish dhunë ndaj gazetarëve
Klodian Tomorri
Tashme goditjet, kercenimet dhe sulmet ndaj gazetaret po behen thuajse te perditshme. Rasti i fundit ishte edhe me i rende, ku koleget e Fiks Fare u kercenuan me arme dhe madje u mbajten peng teksa ishin duke bere punen e tyre.
Serish heshtje nga qeveria
Me keto ritme, Blendi Cuci do te mbahet mend si ministri i brendshem i nje vendi ku jane sulmuar dhe kercenuar me shume gazetare edhe se ne zonat e konflikteve te armatosura. Ndersa shefi i tij, si kryeministri qe ka ndertuar nje vend ku gazetaret mund te merren peng dhe te kercenohen ne mes te dites. Askush nga keta nuk thote nje fjale te denoje sulmet ndaj gazetareve, jo me te ndertojne nje vend ku gazetaret nuk sulmohen. Lere pastaj drejtori i Policise.
Tani kane filluar te heshtin dhe ambasadat
Ambasadat, ato qe reagojne dhe na japin direktiva per cdo gje; si te luftojme korrupsionin, si te zgjedhim zyrtaret, etj etj, nuk po thone me asnje fjale per gazetaret qe kercenohen. Dikur ishte ndryshe.
Heshtni, heshtni se mire e beni. Por kjo eshte nje lufte qe i dihet fundi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



