E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sezoni kriminalistik sapo ka nisur…
Sot

Sezoni kriminalistik sapo ka nisur…

Pa u mbyllur ende Sezoni Turistik, Shqipëria hyri në Sezonin Kriminalistik.

Nga kostumet banjës dhe kapelet e plazhit, policia e shtetit veshi kostumet e antiplumbit, skafandrën dhe ngjeshi automatikët.

Nga kronikat plot diell me Ministrin Blendi Klosi, kaluam në kronikat e zeza me Ministrin Fatmir Xhafa. Agjencitë Turistike ja lanë vendin Agjencive Inteligjente.

Aksioni rifilloi…

Me tej.

Nuk i sheh më vëzhguesit e vrojtimi në kullat e bregdetit, ato u zëvendësuan me snajper në majë të tarracave.

Nuk sheh më as çifte duarlidhur plazheve të jugut, por kriminelë me duar të lidhur pas shpine në qytetet e veriut.

Në kronikat e TV-ve s’ka më shkuma party, por parti të shkumëzuara që i hakërrehen njëra tjetrës.

Një sezon i ri ka filluar.

Sezoni i politikës dhe i polemikës pa fund.

Sezoni Turistik përfundoi.

Sezoni kriminalistik sapo ka nisur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.