Shahistët që po luajnë shah me Shqipërinë duhen hedhur në kanal
Qeveria aktuale ka shurlluar ndaj thirrjeve të FMN dhe Bankes Boterore per të berë kujdes me koncesionet, si nje rrisk i madh i destabilizimit të vendit.
Prej disa ditesh media te ndryshme kanë leshuar alarmin per miliarda euro të tjera te parashikuara në buxhetin e shtetit per Koncesionaret dhe oligarket e vendit.
Buxheti i dorezuar para disa javesh ne Kuvend ,ne fakt po e con vendin drejt destabilizimit financiar.
Nese ka një arsye të madhe e të vetme per të cilen opozita duhet të jetë në Parlament eshte momenti ku diskutohet per leket e qytetareve, per rritjen e taksat e bizneseve, per rrogat e mesuesve, te infermiereve, te nepunesve; per pensionet e 600 mije shqiptareve, per shkollat e femijeve, per spitalet dhe shendetin e njerezve; per te mbrojtur vendin nga rreziku i destabilizimit financiar; per të shkuar në arenen e debatit,per të cilet kanë votuar shqiptaret, e per t’ i dal zot atyre; per të folur ne emer te tyre e vuajtjes se tyre, per te ngritur zerin per papunesine, per te bere beteje kundra rritjes se hendekut mes te varferise e oligarkeve.
Dhe pasdite pastaj per te shkuar gjithe Partia me i dal zot atyre,qe po i shkaterrojne shtepitë pa i siguru nje çati per te jetuar.
Unë nuk e di ca ben kjo,që demek quhet opozitë.. as nuk shkon në parlament dhe as nuk djeg mandatet. Edhe bojkoton buxhetin por nuk bojkoton udhetimet jashte shteti me
“ kundershtaret”.
Thotë se do mbroj qytetaret qe do i prishin shtepitë, por në fakt ata i ka lene në baltë njelloj si la në balte kuksianet,qe u ngriten kunder takses se Rruges Kombit; Sa per adet i çon 2-3 te emeruar të tij,qe askush nuk illogarit, dhe si Pilati lan duart.
Siç ka bere në fakt perhere e per cdo gjë .
Flet në parim per oligarkë , por nderkohë keta të fundit financojne arken e kunatit, sic tregon media.
Nuk shkon ne parlament dhe nuk çon kandidatura as per KQZ ( qe eshte votuar si formule me konsensus).
Thote se dua zgjedhje politike , por nderkohë nuk don të hyjë as në zgjedhjet lokale.
Flet per vjedhje të zgjedhjeve kur vete ishte ne qeveri me hajdutin dhe e votoi rezultatin e votimit me unanimitet( 7:0).
Thotë se dua votim të ndershem , kur vete ka vrarë voten brenda partisë.
Ben sikut sulmon politikanet e majtë, por pas deklarateve i con sms pergezimi.
Nese Edi Rama do mbahet mend si Kryeministri që mbushi vendin me droge, LB do mbahet mend si njeriu qe shiti opozitarizmin dhe detyroi 600 000 shqiptare që te ikin,sepse nuk shohin alternative as shpresë.
Nuk shohin alternative se ata jane bashke. Dhe njelloj e quajne politiken jo mision sic duhet te jete, por loje shahu.
Vendin e kane marrë peng 4 vetë.
Keta 4 shahistet, që nuk kanë luajtur kurrë shah, tani po luajnë mbi dhimbjet e varren e një populli.
Keta duhen hedhur në kanal!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



