Shantazh ndaj medias , kërkohet heqja e një artikulli për Vlora Hysenin
Pamfleti dhe drejtuesi i saj, Gjergj Zefi, janë përballur me një tjetër shantazh të rëndë nga një person që pretendon se vepron në emër të Vlora Hysenit, Drejtoreshës së SHISH. Personi kërkoi heqjen e një artikulli kritik për Hysenin, duke përdorur një gjuhë kërcënuese në një telefonatë nga numri +355697501908. Pas kërcënimit, numri u bllokua.
Mesazhi i tij ka qenë i qartë: “Ky është fillimi i luftës së egër ndaj teje.” Kërkesa specifike ishte për të hequr nga gazeta artikullin me titull “Vlora Hyseni e SHISH, lidhje me dy vëllezër të dënuar për trafik droge, Izeti e Skënderi nga Mitrovica”.
Kjo është një ngjarje tronditëse, që ngre pikëpyetje të mëdha për lirinë e shtypit në Shqipëri. Zefi thotë se ka përgatitur dokumentacionin për të paditur në SPAK institucionin e SHISH, duke akuzuar për përdorimin e individëve për të kërcënuar gazetarët. Në të njëjtën kohë, janë nisur kontaktet me kancelaritë perëndimore dhe nesër, gazetari Gjergj Zefi do t’u drejtohet zyrtarisht institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave që mbrojnë lirinë e medias.
Kujtojmë se një vit më parë, Zefi u përball me një atentat para redaksisë së gazetës, një ngjarje për të cilën fajtorët dhe urdhërdhënësit janë ende të lirë. Në një postim në Facebook, ai i dënon veprimin e Vlora Hysenit, dhe u ka kërkuar organizatave të gazetarëve të reagojnë para se të jetë vonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



