E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA i vjen në ndihmë Kievit, i dërgon qindra raketa anti-ajrore
Lajme

SHBA i vjen në ndihmë Kievit, i dërgon qindra raketa anti-ajrore

Një zyrtar amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar Ukrainës qindra raketa anti-ajrore Stingers.

Në fillim të këtij viti, SHBA-të i dhanë dritën jeshile vendeve baltike, përfshirë Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, për të dërguar armatime të prodhuara nga Amerika në Ukrainë, duke përfshirë Stingers. Por deri më tani administrata e Biden-it nuk kishte pranuar që SHBA-ja t’i jepte këto raketa anti ajrore direkt në Ukrainë, ndërsa ata kishin siguruar armë të tjera vdekjeprurëse.

Disa anëtarë të Kongresit kanë kërkuar prej muajsh që raketa shtesë Stinger të dërgohen në Ukrainë. Ukrainasit kanë bërë vazhdimisht lutje për më shumë armë nga SHBA, duke përfshirë armët kundërajrore dhe antitank.

Në fillim të kësaj jave gjermani njoftoi se do të dorëzonte 1000 armë antitank dhe 500 raketa Stinger në Ukrainë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.