E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA kërkon ekstradimin e sulmuesve në Banjskë: Duhet të ketë përgjegjësi të plotë
Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e sulmuesve në Banjskë: Duhet të ketë përgjegjësi të plotë

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wood deklaroi se “duhet të ketë përgjegjësi të plotë” në bazë të ligjit për personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Kosove.

“Personat që janë larguar për në një shtet të tretë duhet të ekstradohen dhe ndiqen penalisht”, tha përfaqësuesi i SHBA-së.

SHBA-ja tha se po punon nga afër me Bashkimin Evropian dhe partnerët e NATO-s për të ndihmuar që veriu i Kosovës – i banuar me shumicë serbe – të jetë i qetë. Washingtoni u bëri thirrje palëve që të kthehen në dialog, të përgatitur “që të ndërmarrin hapa konkretë përpara”.

Është e rëndësishme që palët të bëjnë përparim në të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, tha ambasadori Wood.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.