Shefi i propagandës banale qeveritare dhe solidariteti
Nga Ergys Mërtiri, Sociolog
Mjeshtrat e sofizmit banal proqeveritar, po imponojne idene se nuk eshte koha per kritika ndaj qeverise. Sipas tyre, ne nje situate dramatike si kjo nuk mund te behet politike, ndersa vendi ka nevoje per solidaritet.
Ne kohe krize si kjo nuk u dashka kritikuar qeveria per kaosin dhe deshtimin total ne menaxhimin e saj, por ama, kryedeshtakut qe e ka degjeneruar shtetin deri ne kete pike, i lejohet te beje propagande nga mengjesi deri ne darke duke luajtur filma ne menyren me te pacipe me viktimat! Per hir te solidaritetit, u dashka te mbeshtesim shkaktaret e tragjedise, dhe te lejojme qe ata te vazhdojne te abuzojne duke u shfaqur 24 ore ne ekran si heronj shpetimtare te viktimave te tyre!
Nderkohe, ky heroi qe na kerkon solidaritet, shfryn mllef kunder mediave gjithe diten e lume, ndersa arreston aktiviste e mbyll portale, ne shkelje flagrante te se drejtes.
Nuk ka gje me politike sot, sesa te kerkosh te mos behet politike. Eshte politike e paster qe maskohet tinezisht si depolitizim, per ti sherbyer nje propagande te felliqur fajtoresh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



