E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefi i sektorit në  AMP dhe gazetari, kishin hapur portal për të denigruar drejtuesit e policisë
Lajme

Shefi i sektorit në AMP dhe gazetari, kishin hapur portal për të denigruar drejtuesit e policisë

Një gazetar, një punonjëse e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe një shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të AMP akuzohen se fshihen pas portalit shqipnews.info.i hapur me qëllimin e vetëm denigrimin e personave publikë me lajme të rreme nëse nuk do të paguhej gjoba.

Shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi, përmes portalit (shqipnews.info), që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP, Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga, kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba.

Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

ImageImage

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.