E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefi i Shëndetit në Britani: Duhet të qëndrojmë të mbyllur deri në qershor!
Publik News

Shefi i Shëndetit në Britani: Duhet të qëndrojmë të mbyllur deri në qershor!

moo moo Shefi i Shëndetësisë në Britani tha se vendi duhet të qëndrojë në mbyllje totale deri në qershor për të parandaluar siç duhet shtrirjen e koronavirusit vdekjeprurës, ndërsa distancimi shoqëror mund të zgjasë me muaj.

Profesor Neil Ferguson tha se britanikët do të duhej të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për gati tre muaj, pasi numri i vdekjeve të koronavirusit të vendit u rrit nga 260 deri në 1.019 dje në ditën më të keqe deri tani. Një total prej 17,089 personash janë testuar pozitivë për koronavirusin.

Kryeministri Boris Johnson, i cili është duke u izoluar pas testimit pozitiv për Covid-19, tha se “gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen” pasi ai theksoi nevojën për të qëndruar në ambiente të mbyllura për të mbështetur shërbimin shëndetësor dhe për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.

Sipas disa ekspertëve të qeverisë, koronavirusi mund të arrijë kulmin në prill në Britani me afro 5,700 vdekje. Por Profesor Neil Ferguson tha se britanikët do të duhet të qëndrojnë brenda për tre muaj të plotë të mbyllur.

Këshilltari kryesor i epidemiologjisë në qeveri i tha “The Sunday Times”:  “Ne do të duhet t’i mbajmë këto masa – mbyllje e plotë – sipas mendimit tim, për një periudhë të konsiderueshme kohore, ndoshta deri në fund të majit, ndoshta edhe në fillim të qershorit”. Profesori Ferguson shtoi se edhe nëse bllokimi do të hiqet, njerëzit do të duhet të zbatojnë masat e distancimit shoqëror për disa muaj të ardhshëm, me gjasa deri në tetor.

Britania corona123Britania corona12Britania corona1Britania corona

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.