E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehaj përplaset me ministrin Mete: Pse s’shkuat në Spak?
Lajme

Shehaj përplaset me ministrin Mete: Pse s’shkuat në Spak?

Ju duhen paratë për të mbajtur pushtetin, lërini broçkullat

Ministri Ervin Mete është përplasur me deputetin Agron Shehaj gjatë interplenacës së kërkuar nga ky i fundit ditën e sotme në Kuvend.

Deputeti tha se nga Ministria e Ekonomisë kanë dalë para për koncesione të cilat nuk janë monitoruar.

Nga ana tjetër, ministri Mete tha se opozita gabohet kur mendon se Ministria e Ekonomisë nuk është autoritet kontraktor për të gjitha koncesionet.

Debati:

Shehaj: Pse s’shkuat në Spak? Do të hapësh llogari tek Spak se aty do të të heqin. 4 koncesione të Shëndetësisë të katërta nën hetim nga Spak. Për të mbajtur pushtetin  ju duhen paratë, lërini broçkullat.

Raporti nuk duhet për çështje burokratike por për të monitoruar pagesat që dalin nga ministria juaj, nuk duhet thjesht për të bërë një detyrë, ne duam të dimë, duam të dimë këto koncesione a janë monitoruar?

Për t’ju monitoruar edhe ju që të mos bëni fatura kot pa TVSH, lëreni këtë jo po fajin e ka ai po ky, e keni ju se para se të lëshoni faturat duhet të monitoroni.

Mete: Ju doni të bëni retorikë dhe të mendoni se Ministria e Financave është autoritet kontraktor për të gjitha koncesionet në republikën e Shqipërisë, ju them që jeni gabuar. Po me qetësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.