E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shembja e Teatrit Kombëtar nga pleshti i pushtetit Erion Veliaj do të hetohet një ditë
Lajme

Shembja e Teatrit Kombëtar nga pleshti i pushtetit Erion Veliaj do të hetohet një ditë

Ylli Manjani/

Shembja pa asnjë arsye dhe, pa asnjë copë letër, në kundërshti totale me ligjet e shtetit e Teatrit Kombëtar nga pleshti i pushtetit Erion Veliaj nuk harrohet!

Pleshti i pushtetit Erion bëri atë që as Ed Rama vetë nuk e kishte bërë, megjithë dëshirën që kishte vite që e kishte shprehur.

Me këtë akt pleshti siguroi edhe “liçensën” për të vjedhur çdo qindarkë paraje publike dhe për të grabitur çdo pronë private që i duhej ndërtuesve, klientë të pleshtit.

Tani, mesa duket ja ka hequr “liçensën” bosi, por ja ka hequr me fuqi prapavepruese. Siç ndodh në tilla raste.

I ka hequr liçensën dhe vizën madje.

Por mua nuk më duhen “liçensat” e “vizat” e hequra të pleshtit të dhjamosur në pushtet. Me këtë një ditë, një moment do merret drejtësia, edhe kjo që është. Qoftë dhe për pastrim të oborrit politik nga pleshta e parazitë.

Mua më duhet Teatri aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Dhe mundësisht të ndërtohet me paratë e vjedhura nga pleshtët e pushtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.