Shenjtëria e një dite…që po cenohet!
Drejtësia në një vend demokratik normal është afër shenjtërisë. Se vete ligji është i shenjtë e i pacënueshem. Përballë tij të vegjlit rriten e të medhenjt zvogëlohen. Pas Zotit është ligji dhe se bashku veprojnë për ti dhënë njerëzimit drejtësi. Ligji vetëm në diktatura e neidiktatura është levë e pushtetit dhe e politikës. Në vendin tonë 27 vite më parë përpos shumë gjërave u duk se edhe drejtësia do shenjtërohej. Por fatkeqësisht dora e politikës u fut me egërsi për ta monopolizuar. Dhe kjo nuk dëmtoi vetëm trupën e drejtësisë por vete qytetarët. Natyrisht që ka korrupsion në drejtësi… dhe ky nuk është fenomen shqiptar. Por është politika prodhuesja parësore e këtij korrupsioni. Një gjyqtar shembullor përzihet nga sistemi për pak para të pajustifikuara ndërkohë që e gjithë elita politike e shtetërore përflitet për miliona korruptive. Dhe pastaj turren e viktimizojnë deri në kryqëzim drejtësinë.
A mund të jepet drejtësi me paga skandaloze. A mund të jepet drejtësi kur gjygjtari e prokurori nuk kanë me të voglën mbrojtje “ madje dhe armët i detyruan ti dorëzojnë “ teksa dërgojnë pas hekurave kriminel e banda trafikantësh. A ju kujtohet Skerdilajdi ne Vlorë?! Të gjithë në sulm ndaj drejtësisë si një kor i zi korbash politikanë & kriminele. Vetingu po përdoret jo për pastrim por si një aksion që i ngjan revolucionit kulturor të Mao Ce Dunit! Ndaj në këtë ditë le të reflektojmë të gjithë jo vetëm punonjësit e drejtësisë. Drejtësia e shantazhuar është drejtësi e munguar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



