E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shënoi 5 herë, Haland është i çuditshëm: U lodha nga festimet
Sport

Shënoi 5 herë, Haland është i çuditshëm: U lodha nga festimet

Haland është përbindësh i golave dhe këtë e dëshmoi në mbrëmjen e sotme. Norvegjezi shënoi 5 gola në fitoren 7-0 të Manchester City ndaj Leipzig. Por sulmuesi i Manchester City vazhdon që të jetë “i çuditshëm” me deklaratat e tij. Që para mbërritjes në Angli, Haland njihej për përgjigjet e shkurtra dhe të pazakonta në daljet mediatike.

Kështu ka rezultuar edhe në mbrëmjen e sotme, teksa menjëherë pas ndeshjes, Haland u shpreh: “Jam pak i hutuar në kokën time, nuk më kujtohen golat. Mbaj mend vetëm që kam gjuajtur në portë dhe asgjë tjetër. Jam lodhur edhe nga festimet”, tha Haland.

Erling Haland arriti të shënonte plot 5 gola në duelin ndaj Lajpcigut në Ligën e Kampionëve, teksa u mërzit disi, kur trajneri Pep Guardiola, vendosi ta zëvendësonte në minutën e 63-të të sfidës.

Me siguri bomberi norvegjez, ka dëshiruar të bëhet pjesë e një tjetër rekordi absolut, duke iu bashkuar listës së futbollistëve që kanë arritur të shënojnë 6 gola në një ndeshje në kompeticionet evropiane. Ata janë vetëm 4. Për më tepër shikoni listën e mëposhtme:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.