E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr e dhunë me turistët në Golem, arrestohen 2 persona
Lajme

Sherr e dhunë me turistët në Golem, arrestohen 2 persona

Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në zonën e plazhit në Golem ka përfunduar me masa nga policia, ku dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali buzë detit, ku për motive të dobëta ka shpërthyer një përplasje fizike mes punonjësve të subjektit dhe disa pushuesve turq. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë konfliktit janë përdorur edhe sende të forta, duke shkaktuar të lënduar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke neutralizuar situatën dhe duke nisur hetimet për identifikimin dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. K., 33 vjeç, dhe E. Q., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilët ushtronin funksionet e menaxherit dhe punonjësit në hapësirën e plazhit të subjektit. Ata akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta dy shtetas turq.

Ndërkohë, për shtetasit I. Sh., 48 vjeç, banakier, dhe T. D., 49 vjeç, punonjës sigurie në të njëjtin subjekt, është nisur procedim penal në gjendje të lirë. Ata dyshohen për “Plagosje të lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë dhe kanë kërcënuar tre pushues turq gjatë konfliktit.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.