E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHTETI QE DUAM NA JEP DAJAKUN
OP-ED

SHTETI QE DUAM NA JEP DAJAKUN

Alfons  Zeneli

Para disa viteve, policia “qe duam” e Pogradecit ndalon nje shofer per transport te paligjshem lendesh drusore. Bashke me te, mban ne ambjentet e izolimit per nja 10 ore edhe djalin e tij 9-vjecar. Kaq do te kish mjaftuar qe te jepte doreheqje me ceremoni edhe lulishtari i komisariatit, edhe drejtori i pergj i Policise..edhe ministri madje.

Por ne nje shtet te qytetareve ama. Jo ne kete tonin, ne shtetin e shtetareve, ne shtetin e njeshit, ne shtetin e Taos, ne shtetin e Sajes, ne shtetin e Moisiut, ne shtetin e Gogo Nushit. Pataj vijuan me radhe keqtrajtime, tortura vetvrasje dhe vrasje neper ambientet e komisariateve te “policise qe duam” .

Njelloj si ne kohen e diktatures kur qytetaret cnjerezoheshin qelive nga hetuesit dhe prokuroret. Nuk ka shume dite qe vdiq i riu nga Korca pikerisht si rezultat i dhunes se policise “qe duam”. Dje eshte vetevarur nje qytetar nga Shkodra per shkak te presionit te bere nga policia “qe duam” per nje faj qe gjithsesi i riu shkodran nuk e kishte bere.

Por keshtu insistonte me rrahje policia. Kushedi, donte te shtonte rastin e “krimeve te zbardhura” e te mbushte statistikat. Apo mos valle, i riu shkodran duke mos e pranuar fajin synonte sabotimin e integrimit ne BE? A mos valle e kish manipuluar Saliu?

Ka dhe shume raste qe nuk i dime. Qe ua mbyll gojen policia, gjykatesi, prokurori dhe dhunuesi i rruges i pajisur me lek , Range dhe pushtet. Policia “qe duam” e shtetit “qe duam” na burgos, na ve pranga metalike, pranga taksash, pranga batutash tallese, pranga skandalesh. Dhe ne tulatemi. Duartrokasim si te marre larmine e kollarove, marken e atleteve, lotojme ne ekstaze e kapsallitim syte nga lumturia per gjetjen me citjane.

Si i eshte kujtur nje zgjidhje e tille, o Zot-ngazellejne mileti. Eshte cun trendy. E mahniti Merkelin. Hallall vdekjet, vetvarjet, urine, skamjen, arrestet per trafik te paligjshem spinaqi, per nderrim “kriminal” te parvazit te dritares pa lejen e Lali Erit, per rrahjet dhe dhunen ne komisariate. Hallall te gjitha. Hallall dhe jeten, dhe te ardhmen e femijeve o “shteti qe duam”…….dhe qe na jep egzaktesisht ate duam.: DAJAKUN.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.