E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet nga detyra drejtori i ASHK-së Sarandë
Flash

Shkarkohet nga detyra drejtori i ASHK-së Sarandë

Vetëm pesë muaj pas marrjes së detyrës, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Sarandë, Ilir Çibuku, është shkarkuar. Vendimi është firmosur nga Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, me arsyetimin “performancë e dobët në ofrimin e shërbimeve dhe trajtimin e aplikimeve të qytetarëve”.

Burime brenda institucionit bëjnë të ditur se shkarkimi është rezultat i një procesi të brendshëm vlerësimi, i cili analizoi efikasitetin dhe cilësinë e punës në zyrat vendore të Kadastrës.

Sipas raportit të përpiluar, zyra e Sarandës është renditur ndër ato me numrin më të lartë të ankesave nga qytetarët dhe me vonesa të ndjeshme në përpunimin e aplikimeve për dokumentet pronësore.

Pas largimit të Çibukut, në krye të zyrës është komanduar përkohësisht një punonjës i brendshëm i institucionit, deri në emërimin e një drejtuesi të ri.

Ky është ndryshimi i dytë në drejtimin e ASHK Sarandë brenda më pak se një viti, çka tregon për probleme të vazhdueshme në administrimin dhe shërbimin ndaj qytetarëve në këtë zyrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.